Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFA ndan 138 milionë euro për federatat anëtare, FFK-së i takojnë 462 mijë euro

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) do të ndajë fonde operacionale për vitet 2019 e 2020 në vlerë prej 150 milionë dollarë (138 milionë euro) për federatat anëtare, si hap të parë të një plani për të ndihmuar në kalimin e krizës së rëndë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur FIFA të premten.

Të gjitha 211 federatat anëtare të FIFA-s do të marrin nga 500 mijë dollarë (462 mijë euro) në ditët e ardhshme si dhe “çdo të drejtë të mbetur për vitet 2019 dhe 2020”. Kjo nënkupton se Federata e Futbollit të Kosovës do të pasurohet për të paktën 462 mijë euro në ditët në vazhdim.

“Pandemia ka sjellë sfida të jashtëzakonshme për të gjithë komunitetin e futbollit. Ne si organ drejtues botëror e kemi për detyrë që të jemi prezent dhe të përkrahim ata që po përballen me kërkesa të menjëhershme”, ka thënë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Kjo fillon duke ofruar asistencë të menjëhershme financiare për federatat tona anëtare, disa prej të cilave kanë telashe të mëdha”.

Edhe Si mund të përfitojnë klubet e Kosovës nga fondi 355 milionësh i FIFA-s? Futboll Si mund të përfitojnë klubet e Kosovës nga fondi 355 milionësh i FIFA-s?

Infantino ka bërë të ditur se ky është vetëm hapi i parë në planin e gjerë lehtësues financiar që FIFA po e zhvillon për t’iu përgjigjur gjendjes së krijuar në komunitetin e futbollit.

FIFA ka bërë të ditur se menjëherë do të lëshojë këstin e dytë të “kostove operative” për 2020”, që është dashur të lëshohet në korrik. Në kushte normale shoqatat anëtare do të përfitonin prej tij vetëm pasi të plotësonin kritere specifike.