FIFA ka gjobitur me 4 mijë franga zvicerane Federatën e Futbollit të Kosovës për sjellje të pahijshme të tifozëve në ndeshjen ndaj Ukrainës më 6 tetor të këtij viti.
Përpos gjobës me 4 mijë franga zvicerane, FFK ka marrë edhe një vërejtje nga FIFA.
Kjo nuk është hera e parë që FFK dënohet për shkak të tifozëve.
Ajo ishte gjobitur me 30 mijë franga për ndeshjen ndaj Kroacisë dhe me 3 mijë franga për ndeshjen me Islandën.