Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka dënuar me 900 euro Federatën e Futbollit e Kosovës (FFK).
UEFA ka publikuar në faqen e saj vendimet datës 14 dhe 22 janar të marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës. FFK-ja është dënuar për sjellje të pahijshme në ndeshjen që futbollistet U19 të Kosovës e zhvilluan më 3 dhjetor kundër Greqisë U19, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollistet e Kosovës U19 e humbën ndeshjen me rezultatin 2:0. Turneu i grupit të Kosovës u zhvillua në Gjermani, ndërsa Kosova e mbylli pa asnjë gol të shënuar dhe nëntë gola të pësuar.
Përfundoi e fundit pa pikë, ndërsa do të paraqitet në raundin e dytë të Ligës B. Gjermania e fitoi grupin me nëntë pikë, kurse Danimarka në vendin e dytë me gjashtë pikë. Greqia falë fitores ndaj Kosovës e mbylli garën kualifikuese me tri pikë.