Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFA bën të ditur kandidatët për trajnerin më të mirë të vitit

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini është në konkurrencë me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolan dhe atë të Chelseat, Thomas Tuchelin për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit që ndahet nga FIFA.

FIFA të enjten ka zyrtarizuar kandidatët për këtë çmim në konkurrencën e meshkujve ndërsa fituesi do të shpallet më 17 janar.

Mancini e udhëhoqi Italinë drejt triumfit në “Euro 2020” dhe vendosi rekord me 37 ndeshje pa humbje.

Guardiola e fitoi titullin e kampionit në Premier League me Cityn ndërsa Tuchel e udhëhoqi Chelsean drejt suksesit në Ligën e Kampionëve vitin e shkuar.

Artikuj të ngjashëm