Michael Masi është hequr nga posti i drejtorit të garës në Formula 1, si pjesë e një ristrukturimi në organin qeverisës FIA pas çështjes për Çmimin e Madh të Abu Dhabit vitin e kaluar.
Presidenti i FIA-s, Mohammed ben Sulayem njoftoi një seri ndryshimesh si rezultat i hetimit për përfundimin e diskutueshëm të kampionatit të vitit të shkuar. Masi dështoi të zbatonte saktë rregullat në një periudhë të futjes së makinës së sigurisë, që pati një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e garës për titull.
Tashmë dy persona do të alternohen në këtë rol, në mënyrë që zyrtarëve t’u jepet ndihmë shtesë.
Drejtorët e rinj të garave do të jenë Eduardo Freitas dhe Niels Wittich, ndërsa Masit do t'i ofrohet një poziteë e re brenda FIA-s, tha Ben Sulayem.
Përveç kësaj, si pjesë e një ristrukturimi më të gjerë të kontrollit të garës që synon të sigurojë një mjedis më të qetë, komunikimet me radio midis ekipeve dhe drejtorit të garës nuk do të lejohen më. Në Abu Dhabi, Masi u vu nën presion nga të dy skuderitë - Mercedesi dhe Red Bulli - për të marrë vendime në favor të tyre. Polemika e madhe pas garës lindi nga fakti se ai dukej se ndoqi sugjerimet e Red Bullit, në avantazh të pilotit të Max Verstappen karshi Leëis Hamiltonit të Mercedesit. Pasi Masi dështoi në zbatimin e saktë të rregullave në dy mënyra, Verstappen përdori gomat e tij të freskëta për të kapërcyer Hamilton që ishte më të vjetrat për të fituar titullin e tij të parë botëror. Para kësaj, Hamilton kishte dominuar garën dhe ishte në rrugën e duhur për të fituar titullin e tetë në F1.