Më 23 e 24 maj ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, më 30 maj ndeshjet kampionale.
Ky është synimi i Federatës së Futbollit të Kosovës sa i takon rifillimit të garave të futbollit në vend. Të enjten mbledhje ka mbajtur Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, që unanimisht ka vendosur për rifillimin e kampionatit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka përpiluar një pasqyrë të orarit të ndeshjeve të mbetura. Sipas njoftimit orari është në koordinim të plotë me kërkesën e UEFA-s për përfundim të edicionit më së largu më 20 korrik. Por orari nuk përputhet me hapat e planifikuar për kthim në normalitet të Ministrisë së Shëndetësisë.
MSH-ja ka njoftuar të enjten se “hapja selektive e aktiviteteve sportive” është në fazën e tretë, që fillon më 1 qershor. Pra Ministria e Shëndetësisë nuk parasheh aktivitete sportive në maj, ashtu si synon FFK-ja, raporton Koha.net.
“KE do ta paraqesë këtë format të kalendarit në institucionet shëndetësore dhe në ato vendimmarrëse të vendit, me kërkesën që ekipeve t’u mundësohet fillimi i stërvitjeve në grupe nga 10 maji. Derisa rifillimi i garave të bëhet me ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës më 23 e 24 maj, ndërkaq kampionati i IPKO Superligës të vazhdojë nga 30 maji dhe xhirot e mbetura të luhen deri më 15 korrik. Ky edicion i garave do të mbyllet me finalen e Kupës, më 18 korrik”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
“Të gjitha ndeshjet do të luhen pa shikues dhe me masa të rrepta sigurie për shëndetin e futbollistëve dhe pjesëmarrësve tjerë në ndeshje”.
-
FFK-ja pret vendim të shpejtë nga MSH-ja dhe IKSHP-ja për vazhdim të sezonit
-
FFK-ja merr vendim t’i vazhdojë garat pa shikues dhe me masa të rrepta sigurie
-
Sporteve tjera në Kosovë mund t’u lejohen aktivitetet para qershorit
-
Futbolli në Kosovë rifillon me ndeshje të Kupës
-
Kampionati i Kosovës në futboll pritet të rinisë më 6/7 qershor