Federata e Futbollit e Kosovës për herë të parë do të organizojë kurs për trajnere të futbollit. Bëhet fjalë për kursin Grassroots, që zgjat pesë ditë.
Kursi i parë mbahet prej 25 deri më 29 qershor, ndërsa i dyti prej 2 deri më 6 korrik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në kurs do të ligjërohet për njohuri bazike të futbollit dhe për punë me mosha të reja. Kursi është për trajnere që nuk kanë ndonjë licencë dhe për femrat që janë të interesuara të punojnë si trajnere me kategori të reja.
Sipas njoftimit të FFK-së, kursi parasheh edhe pjesën praktike dhe pjesëmarrëset duhet të jenë të përgatitura. Në të dy kurset do të marrin pjesë 48 femra.
Artikuj të ngjashëm
-
Ekipet e futbollisteve duhet të kenë trajnere, jo vetëm trajnerë
-
Shpallet lista, Kosova në Mal të Zi për parakualifikimet e Botërorit të futsalit
-
Turqia nuk ushtron në Prishtinë
-
Kosova nis të martën ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2027
-
FFK-ja e FBK-ja shtohen në kategorinë A, por mbesin prapa katër federatave të tjera