Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KOK-u vendos të dërgojë trajnerët e federatave në kampe jashtë vendit

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka vendosur në mbledhjen e 31-të që të dërgojë trajnerë të federatave sportive të Kosovës në kampe apo shkollime që organizohen jashtë vendit.

“Qëllimi i kësaj përkrahje është shkollimi i trajnerëve dhe marrja e përvojave të reja, të cilat do të mund t’i zbatonin tek sportistët e federatave të tyre”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Në mbledhjen e radhës të BE të KOK-ut do të vendosen edhe kriteret, të cilat duhet t’i plotësojnë federatat për dërgimin e trajnerëve.

“Kjo është vetëm njëra nga format e mbështetjes së KOK-ut për federatat, pas përkrahjes që bënë çdo muaj për Bursistët Olimpikë, Shpresat Olimpike, përgatitjet e sportistëve para garave të rëndësishme ndërkombëtare, ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore, si: kurset për administratorë sporti, kurset për trajnerë, si dhe kursi i avancuar për menaxhimin sportiv (ASMC 1)”, thuhet më tej në njoftim.