Kampi për zbulimin e talenteve për ekipet përfaqësuese nga Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur të hënën. Kampi po mbahet në Grunberg të Gjermanisë me futbollistë të gjeneratave U15, U16 dhe U17.
“Ky kamp synon të seleksionojë futbollistët më të mirë, të cilët në të ardhmen do t’i bashkohen ekipeve kombëtare zinxhir të Kosovës”, shkruan në njoftimin e FFK-së.
Rreth 60 futbollistë të rinj të Akademive të klubeve të mëdha evropiane, kryesisht të Gjermanisë janë pjesëmarrës në kampion që do të zgjatë për tri ditë.
Artikuj të ngjashëm
-
Foda lavdëron Asllanin
-
Plot 25 lojtarë të lindur në Gjermani paraqiten për përfaqësuese të tjera
-
Agim Ademi flet për vizitën e talentit të Bayernit te Kosova: Ata që vijnë me familje, kanë simpati për Kosovën
-
Talenti i Bayernit në stërvitjen e Kosovës
-
Kosova zhvillon stërvitjen e fundit në vend, nesër udhëtimi për në Pragë