Tifozët që dëshirojnë të përkrahin Kosovën në Bullgari, sot mund të pajisen me bileta për ndeshjen.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të interesuarit për të blerë bileta për takimin Bullgari – Kosovë, që zhvillohet më 10 qershor në Sofje, se biletat mund t’i blejnë në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.
FFK-ja ka njoftuar se sasia e biletave është e limituar, derisa një biletë kushton 15 euro.
“Pasi që biletat janë pronë e Federatës bullgare, personat që bëjnë blerjen e biletave duhet të sjellin me vete një kopje të letërnjoftimit. Çmimi për 1 biletë është 15 euro (i vendosur nga Federata Bullgare e Futbollit). Sasia e biletave është e limituar. Blerja e tyre mund të bëhet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës nga data 29.05.2019 nga ora 09:00-12:00 dhe nga ora 13:30-16:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
-
FFK-ja njofton për biletat e ndeshjes Bullgari – Kosovë
-
Dalin në shitje bileta për ndeshjen Kosovë – Turqi, për tifozët mysafirë
-
FFK-ja njofton për shitjen e të gjitha biletave për ndeshjen në “Fadil Vokrri”
-
Biletat për Sllovaki – Kosovë në treg të zi, çmimi deri në 100 euro
-
Sllovakia bën thirrje për përkrahje masive ndaj Kosovës