Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit për të blerë bileta për takimin Bullgari- Kosovë, që zhvillohet më 10 qershor në Sofje, se biletat mund t’ i blejnë në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Pasi që biletat janë pronë e Federatës bullgare, personat që bëjnë blerjen e biletave duhet të sjellin me vete një kopje të letërnjoftimit. Çmimi për 1 biletë është 15 euro (i vendosur nga Federata Bullgare e Futbollit). Sasia e biletave është e limituar”, bën të ditur FFK, transmeton Koha.net.
Blerja e tyre mund të bëhet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës nga data 29.05.2019 nga ora 09:00-12:00 dhe nga ora 13:30-16:00.
Artikuj të ngjashëm
-
FFK-ja nxjerr në shitje biletat për ndeshjen Bullgari – Kosovë
-
Dalin në shitje bileta për ndeshjen Kosovë – Turqi, për tifozët mysafirë
-
FFK-ja njofton për shitjen e të gjitha biletave për ndeshjen në “Fadil Vokrri”
-
Dalin në shitje biletat për Kosovë – Zvicër
-
Për tri orë shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosove – Slloveni