Nesër nga ora 20:45 pritet të luhet ndeshja Kosovë-Bullgari dhe Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një njoftim për ata që kanë blerë biletat online për të shikuar këtë ndeshje.
Sipas FFK-së, biletat duhet të printohen bardhezi dhe se teksti dhe kodet në ta duhet të jenë të lexueshme në mënyrë që poseduesi i biletës të mos ketë probleme gjatë hyrjes në stadium, transmeton Koha.net.
“Të gjithë qytetarët që kanë blerë bileta online për ndeshjen Kosovë - Bullgari, duhet që ta shtypin biletën në versionin bardhezi. Bileta e shtypur duhet të jetë e pastër dhe teksti dhe kodet duhet të jenë të lexueshme në mënyrë që poseduesi i biletës të mos ketë probleme gjatë hyrjes në stadium. Pra, çdo posedues i biletës duhet ta ketë parasysh që ajo të mos jetë e dëmtuar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
-
FFK-ja del me njoftim për biletat, paralajmëron keqpërdoruesit
-
FFK-ja nxjerr në shitje biletat për ndeshjen Bullgari – Kosovë
-
FFK-ja njofton për biletat e ndeshjes Bullgari – Kosovë
-
FFK-ja paralajmëron masa të rrepta kontrolli për ndeshjen Kosovë-Bullgari
-
Për ndeshjen Kosovë - Bullgari shiten rreth 11 mijë bileta për një orë