Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja paralajmëron masa të rrepta kontrolli për ndeshjen Kosovë-Bullgari

Foto: Koha

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë - Bullgari, e cila zhvillohet nesër (të hënën, më 25 mars në orën 20:45), do të hapen në orën 18:00, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, FFK-ja bën të ditur se asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.

“Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat. Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

FFK-ja, po ashtu, ka publikuar edhe rregullat për të gjitha ata që donë ta shikojnë këtë ndeshje.

Rregullat:

Edhe FFK injoron problemet me bileta, njofton për rregullat në stadium Sport FFK injoron problemet me bileta, njofton për rregullat në stadium

1. Dyert e stadiumit hapen në ora 18:00.

2. Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur tollovinë.

3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.

4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.

5. Gjërat që nuk lejohen përfshijnë:

– Mjetet piroteknike

– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

Edhe Sot luan Kosova me Izraelin, këto janë masat e sigurisë të ndërmarra Sport Sot luan Kosova me Izraelin, këto janë masat e sigurisë të ndërmarra

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

– Ombrella

– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palodhshme) etj.

– Kamera profesionale dhe video kamera

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

– Materialet promovuese ose komerciale

Edhe Policia tregon masat e sigurisë dhe gjërat që s’lejohen në stadium gjatë ndeshjes me Izraelin Sport Policia tregon masat e sigurisë dhe gjërat që s’lejohen në stadium gjatë ndeshjes me Izraelin

– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

6. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.