Ndonëse më 2 mars u vendos që Kuvendi i 6 prillit të jetë i rregullt zgjedhor për kryetar të FFK-së, kjo federatë për 6 prill ka caktuar edhe Kuvendin e Punës. Kjo bëhet e qartë në ftesën që u ka shkuar delegatëve tashmë.
“Sekretariati i FFK-së i fton delegatët dhe jua dërgon rendin e ditës me të gjithë dokumentacionin përcjellës për Kuvendin e rregullt dhe atë zgjedhor të FFK-së që do të mbahet më 6 prill”, thuhet në letrën dërguar delegatëve.
Në bazë të rendit të ditës fillimisht do të mbahet Kuvendi Zgjedhor e më pas ai i Punës. Pika e gjashtë e pjesës së punës është zgjedhja e kryetarit të ri të FFK-së. Ndërsa pikat shtatë e tetë janë: raporti për punën e Komitetit Ekzekutiv, aktivitetet 2021 dhe planet për 2022, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar dhe atij të auditimit për vitin 2021 dhe plani financiar për vitin 2022.
-
FFK-ja cakton 6 prillin ditën e zgjedhjeve
-
A do ta kërkojë Duka edhe një mandat në krye të FSHF-së?
-
Kuvendarët nisën të mblidhen për zgjedhjen e kryetarit të FFK-së
-
FFK-ja e vlerëson punë të kryer fitoren e Ademit, Kuvendi mund të bojkotohet nga një pjesë e delegatëve
-
FFK-ja do ta mbajë Kuvendin zgjedhor me media të përzgjedhura