Zgjedhjet për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahen më 6 prill.
Kështu është marrë vendim të mërkurën nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.
"Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president. Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë. Delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit", thuhet në njoftimin e FFK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendarët nisën të mblidhen për zgjedhjen e kryetarit të FFK-së
-
FFK-ja fton delegatët edhe për Kuvend të Punës, pos për Zgjedhor
-
FFK-ja e vendosur t’i mbajë zgjedhjet për kryetar më 6 prill
-
Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor
-
FSHF-ja mbështet Çeferinin në garën për president të UEFA-s