Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Festa e Martinezit i pengoi edhe Vieiras

Festa e Emiliano Martinezit i ka penguar edhe Patrick Vieiras, fituesit të Botërorit me Francën në vitin 1998.

Ai e ka quajtur festë “budallaqe” atë të cilën e bëri Martinez pasi fitoi Botërorin dhe çmimin “Dorëza e Artë”, si portieri më i mirë i Botërorit në Katar.

Ai vazhdimisht e ka përqeshur edhe sulmuesin e Francës, Kylian Mbappen.

“Nuk mund t’i kontrollosh vendimet emocionale të njerëzve, por ai ishte vendim jo i duhur, që Martinez të reagonte në atë mënyrë”, theksoi trajneri i Crystal Palaceit, Vieira.

Argjentina mposhti Francën në penallti 4:2, në finalen dramatike që përfundoi 3:3 në kohën e rregullt dhe vazhdime.