Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka bërë të ditur se do të bisedojë me Emiliano Martinezin, pas festave të turpshme që ai i bëri pas triumfit në Botëror.
Martinez u dallua për pritjet që i bëri në Katar dhe ishte prej më të mirëve në suksesin historik të argjentinasve.
Pasi mori çmimin “Dorëza e Artë”, Martinez festoi në mënyrë të çuditshme.
Portieri i skuadrës angleze vazhdimisht është tallur edhe me Kylian Mbappen.
“Do të flas me të javën tjetër rreth festave që bëri. Për momentin e respektoj pasi është me përfaqësuesen. Kur do të jetë me ne dhe nën përgjegjësinë tonë, mund të flasim”, ka thënë të premten Emery.