Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez ka zbuluar se kapiteni Lionel Messi e kishte paralajmëruar se ishte kundër festimit të tij jo të hijshëm pasi e pranoi çmimin si portieri më i mirë i Kampionatit Botëror.
Portieri i Aston Villas bëri një veprim të pahijshëm kur mori “Dorezen e Artë” dhe për këtë u kritikua nga të gjitha.
Ai pati paraqitje të mira në turneun e Katarit dhe ishte njëri prej më të merituarve për triumfin e Argjentinës në finale ndaj Francës me penallti.
Në një intervistë për “France Football”, ai pak a shumë ka pranuar se është pishman për veprimin që e ka bërë.
“A jam pishman për festimin? Mund të them se ka gjëra që nuk do t’i bëja sërish në të njëjtën mënyrë. Nuk kam menduar për ta lënduar dikë pasi gjatë karrierës sime kam luajtur me lojtarë nga Franca dhe kurrë nuk kam pasur probleme”, shtoi Martinez.
“Veprimi që e bëra me trofeun që mu nda ishte vetëm një shaka me bashkëlojtarët e mi, pasi të njëjtin gjest e kam bërë edhe në Copa America. Madje, edhe Leo më tha që mos ta bëja atë veprim”.