Ferrari më në fund ia del të fitojë një pole position në Botërorin e Formula 1. Në pistën e Soçit në Rusi, Kokëkuqja italiane vendosi hegjemoninë e saj duke fituar kualifikueset e këtij Çmimi të Madh me të dy pilotët e saj, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2008 në Francë.
Sebastian Fetel ishte më i shpejti në këto prova zyrtare duke e përshkuar pistën ruse me 1 minutë 33 sekonda ë 194 të mijtat.
Shumë pranë tij ishte piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërkohë që makinat Mercedes do të jenë në vijën e dytë të nisjes së garës.
Tek skuadra gjermane ai që u shfaq më mirë në pistë ishte pikërisht Valteri Bottas i cili shënoi kohën e tretë më të mirë me 95 të mijtat më shumë se Fetel, ndërkohë që Luis Hamilton këtë radhë u mjaftua me vendin e katërt, transmeton TCH.
Red Bull i pozicionoi pilotët e saj Riçardo e Verstapen respektivisht në vendin e 5 dhe të 7, ndërkohë që mes tyre ishte braziliani Masa me Uilliams
-
Bottas triumfon në garën e Formula 1 në Sochi
-
Hamilton bën një hap tjetër drejt titullit, triumfon në Rusi
-
Vetteli siguron “pole position” në Gjermani, për Hamiltonin një pasdite për t’u harruar
-
F1, Bottas fiton në Rusi, lë prapa Vettelin e Raikkonenin
-
Leclerc fiton “pole-position” e gjashtë këtë sezon