Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

F1, Bottas fiton në Rusi, lë prapa Vettelin e Raikkonenin

Valtteri Bottas fitoi Çmimin e Madh të Rusisë në Formulën 1, duke lënë prapa dy makinat Ferrari të Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Nisja shumë e mirë e pilotit finlandez të Mercedesit bëri që të merrte kryesimin e garës dhe ta mbyllte atë në vendin e parë, edhe pse Vettel i bëri presion deri në kthesën e fundit të xhiros së fundit të garës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëm në vend të katërt ia doli të pozicionohej Lewis Hamilton, i cili nuk ishte aspak në formë gjatë kësaj gare dhe për asnjë moment nuk luftoi për fitoren.