Feronikeli përmes faqes zyrtare ka konfirmuar transferimin e Albutrint Morinës nga Vëllaznimi.
Klubi nga Drenasi thotë se, “Morina ishte kapiten dhe një nga lojtarët bartës tek ish-skuadra e tij”, transmeton Koha.net.
“KF Feronikeli sot ka nënshkruar marrëveshje me futbollistin e Vëllaznimit, Albutrint Morina”, thuhet në komunikatë.
Feronikeli synon që ta rikthejë titullin në qytetin e Drenasit.