Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli transferon Ahmetin

Feronikeli ka konfirmuar transferimin e Berat Ahmetit.

Ish-futbollisti i Prishtinës dhe Vllaznisë në Shqipëri, sipas kryetarit të klubit, Naser Ramaj, do të sjellë rifreski dhe vlerë shtesë për ekipin.

Ky është njoftimi i klubit nga Drenasi:

Ish-futbollisti i FC. Prishtina, Berat Ahmeti transferohet në KF. Feronikeli

Vrullit të ardhjeve të reja në KF. Feronikeli, i është shtuar edhe emri i futbollistit të njohur, Berat Ahmeti, i cili është transferuar për të përforcuar dhe kompaktësuar edhe më shumë ekipin.

Edhe Zyrtare, Rrahmani në Serie A Futboll 2 j. më parë Zyrtare, Rrahmani në Serie A

Ahmeti ishte pjesë e skuadrave të rëndësishme, përfshirë FC. Prishtina, KF. Vllaznia në Shqipëri dhe skuadrës Ujpest në Hungari, nga ku edhe synon që të sjellë praktikat më të mira të futbollit në klub.

Sipas kryetarit të klubit, Naser Ramaj, ardhja e futbollistit Berat Ahmeti në KF. Feronikeli, do të sjellë rifreski dhe vlerë shtesë për ekipin, në mënyrë që lufta për titull të bëhet më e lehtë dhe interesante për klubin.