Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli transferon Kastriot Rexhën

Feronikeli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Kastriot Rexha nga kampioni aktual, Drita.

Rexha gjatë sezonit që përfundoi ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Superligën e Kosovës.

“Sulmi i Feronikelit po merr flakë me përforcimin më të ri të klubit, Kastriot Rexha”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Kastriot Rexha së fundmi ishte pjesë e KF Dritës, teksa që nga fillimi i karrierës ka luajtur për Besën e Pejës, Prishtinën, Trepçën ‘89, Vllazninë dhe Hysin.

Artikuj të ngjashëm