Feronikeli dhe Trepça ’89 janë kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës.
Ekipet kaluan lehtësisht në këtë fazë, pasi Feronikeli mposhti Ballkanin në dy gjysmëfinalet, e ’89-shi eliminoi Vëllaznimin.
Pas fitores në ndeshjen e parë, 2 me 1, Feronikeli mposhti Ballkanin edhe në ndeshjen e kthimit, këtë herë 2 me 0 për të arritur finalen. Lapidar Lladrovci e Artur Magani shënuan për liderin e Superligës.
Në takimin tjetër, ’89-shi u mposht në shtëpi 0 me 1 nga Vëllaznimi, por fitorja 0 me 4 në ndeshjen e parë çon në finale.
Artikuj të ngjashëm
-
Feronikeli e Trepça ’89 duke fituar në gjysmëfinale të Kupës
-
Drenica kalon në çerekfinale të Kupës
-
Trepça ’89 e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Feronikeli ‘74
-
Drita, Feronikeli, Drenica, Trepça ’89 dhe Arbëria sigurojnë kalimin tutje në Kupën e Kosovës
-
Ballkani e Prishtina arrijnë në finale të Kupës së Kosovës