Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandinho vazhdon kontratën me Cityn

Fernandinho ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn, e cila do ta mbajë në klub deri në vitin 2020.

Bisedimet për vazhdimin e kontratës kanë nisur muaj më parë pasi kontrata aktuale i skadonte në verë.

Mesfushori brazilian u transferua te City nga Shakhtar Donetsku në vitin 2013.

Këtë sezon ai ka luajtur rol të rëndësishëm në formacionin e Pep Guardiolas.