Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandezi nuk do të kalojë te Juventusi

Futbollisti i Benficas, Enzo Fernandez, nuk do të transferohet te Juventusi.

Klubi italian është tërhequr nga gara për mesfushorin argjentinas, për shkak të çmimit të lartë që po kërkon Benfica.

Klubi portugez kërkon 50 milionë euro për Fernandezin, shkruan “Calciomercato” të enjten.

Raportohet se favorit për të nënshkruar me 21-vjeçarin është Liverpooli.