Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandes nënshkruan kontratë të re me Sporting

Mesfushori i Sporting CP, Bruno Fernandes ka nënshkruar kontratë të re me klubin.

Portugezi ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Tottenhami ose Manchester United, mirëpo vendosi të vazhdojë kontratën me klubin portugez.

Fernandes ka thënë se kontrata e re për të vlen shumë, pasi tregon se është duke bërë punë të mirë.

“Jam krenar, domethënë se jam duke i bërë gjërat mirë. Jam munduar të bëjë më të mirën për klubin. Kjo është gjëja që bëj në fushë dhe e kam treguar këtë gjë. Është privilegj që jam këtu dhe jam në fanellën e Sporting. Premtoj të njëjtin dedikim siç bëra sezonin e kaluar”, deklaroi ai.

Fernandes mbetet te Sportingu deri në vitin 2023 derisa vlera e tij është rritur në 65-85 milionë euro./kp