Ferizaj ka mbetur me një lojtar më pak në fushë në ndeshjen ndaj Malishevës. Në minutën e 12-të, pas rishikimit në VAR, arbitri përjashtoi portierin Marko Jovanovski për ndërhyrje jashtë zonës. Jovanovski u përjashtua me të kuq pasi ndërhyri si lojtar i fundit.
Ferizaj e Malisheva po takohen në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja po luhet në Ferizaj dhe rezultati është 0:0.
Artikuj të ngjashëm