Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ferizaj drejt Ligës së Parë

Ruben Silva-Richards

Ferizaj ka barazuar 1:1 me Malishevën të dielën në xhiron e 33-të të elitës së futbollit kosovar.

Por, pika e fituar në terrenin me bar sintetik në Ferizaj, mund të mos u mjaftojë ferizajasve në fund të edicionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me barazim, Ferizaj mbetet në pozitën e nëntë, të parafundit, me 35 pikë. I ka pesë pikë më pak se Llapi që është në pozitën e tetë, atë të barazhit.

Malisheva ndërkohë në vendin e tretë i ka 53 pikë, dhe është afër që t’i sigurojë kualifikimet për në Ligën e Konferencës.

Ferizaj e mbylli pjesën e parë 1:0, pas golit të shënuar nga sulmuesi Ruben Silva-Richards, në minutën e 38-të. Në pjesën e parë, Emir Zogaj i Malishevës u largua nga fusha me autoambulancë pas një lëndimi të rëndë. Ndërkohë, në minutën e tetë shtesë të pjesës së parë, Malisheva mbeti me një lojtar më pak në fushë. Robert Mathieu Ndjigi pas një ndërhyrjeje të ashpër, u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Malisheva pas pjesës së parë bëri ndryshime dhe barazoi rezultatin, ndonëse me një lojtar më pak. Diatta Assane në minutën e 63-të, e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.


Malisheva barazon rezultatin

Malisheva ka barazuar rezultatin ndaj Ferizajt. 

Golin e barazimit 1:1 e shënoi Diatta Assane në minutën e 63-të të ndeshjes që po luhet në Ferizaj.


Ferizaj në epërsi pas pjesës së parë

Ferizaj ka shkuar në pushim me epërsi të një goli ndaj Malishevës.

Pjesa e parë u mbyll 1:0.

Golin e shënoi sulmuesi Ruben Silva-Richards, në minutën e 38-të.

Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Emir Zogaj i Malishevës u largua nga fusha me autoambulancë. Ai u lëndua rëndë pas një dueli që pati. Në vend të tij u inkuadrua Agon Xhaka.

Malisheva mbeti me një futbollist më pak në fushë në minutën e tetë shtesë të pjesës së parë.

Robert Mathieu Ndjigi pas një ndërhyrjeje të ashpër, u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë.


Ferizaj në epërsi ndaj Malishevës

Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës, në ndeshjen që i takon xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Sulmuesi Ruben Silva-Richards e shënoi golin për 1:0 në minutën e 38-të.

Ky ballafaqim po zhvillohet në terrenin me bar sintetik në Gijlan.


Zogaj largohet me autoambulancë

Malisheva ka bërë një zëvendësim të detyruar në fund të pjesës së parë të ndeshjes kundër Ferizajt pas lëndimit të Emir Zogajt. Zogaj pas një dueli ka pësuar lëndim. Pas ndihmës së parë, Zogaj është larguar me autoambulancë nga fusha.

Në vend të Zogajt u inkuadrua Agon Xhaka.