Kryetari i skuadrës së Ferizajt, Lulzim Abazi nëpërmjet një letre u ka kërkuar falje tifogrupit “Ujqit” pas humbjes që e pësoi në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Parë.
Ferizaj, të premten u mposht 4:2 në shtëpi nga Prishtina e Re në duelin që i takon Grupit B. Në reagimin e Ferizajt në mbrëmje të postuar në Facebook, Abazi ka thënë se ekipi i tij u mposht me meritë nga Prishtina e Re. Po ashtu, klubi ka konfirmuar mbështetjen e plotë për trajnerin Ismet Munishi dhe stafin e tij. Për Ferizajn, kjo ishte humbja e parë këtë edicion në kategorinë e dytë të Kosovës.
“Sot ne humbëm, me shumë meritë. Nuk arritëm që t‘ua kthejmë me buzëqeshje e gëzim përkrahjen e prezencën e juaj. Për këtë në emrin tim si president dhe të Bordit Drejtues të FC Ferizaj ju kërkojmë falje. Sot ishte një ditë njëmend e keqe. Nuk ishin lojtarët të cilët jemi mësuar t‘i shohim. Unë e pranoj humbjen si pjesë e lojës, por duke humbur dinjitetshëm e duke u angazhuar deri në fishkëllimen e fundit. E kjo sot ka munguar!”, thuhet në letrën e publikuar të Abazit.
“Stafi teknik, në krye me trajnerin Ismet Munishi e kanë përkrahjen e plotë të Bordit Drejtues. Rrugëtimi ynë është i gjatë dhe jemi të vetëdijshëm se në projektin tonë fitues, herë-herë do të njoftohemi domosdoshmërisht me humbjen. Kjo humbje është mësim i mirë. ????? ????̈? ??????, ? ??? ?????? ???????. Dorëzimi s‘ka qenë dhe s‘është asnjëherë opsion! Ne jemi FC Ferizaj, që me shumë punë dhe seriozitet do të kthehemi aty ku e kemi vendin”.