Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj prezanton portierin Rexhepi

Portieri Leutrim Rexhepi është përforcimi i tretë te skuadra e Ferizajt pas Astrit Fazliut e Bujar Shabanit. Rexhepi është zyrtarizuar të enjten te Ferizaj, ekip me të cilin ka firmosur kontratë njëvjeçare.

Rexhepi te Ferizaj është transferuar nga skuadra e Dritës, pjesë e së cilës ishte përgjatë sezonit të shkuar.

Ferizaj në sezonin 2022/23, do të garojë në elitën e futbollit të Kosovës.

“Portieri ferizajas Leutrim Rexhepi i cili ishte pjesë e klubit FC Drita nga Gjilani, sot ka nënshkruar kontratën me klubin tonë. Rexhepi do të jetë gardiani i portës së klubit tonë për sezonin 2022/23”, thuhet në njotimin e Ferizajt në Facebook.

Artikuj të ngjashëm