Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj prezanton portierin Jovanovski

Portieri nga Maqedonia e Veriut, Marko Jovanovski, do të jetë pjesë e skuadrës së Ferizajt në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.

Jovanovski të enjten është prezantuar te Ferizaj dhe po vlerësohet si përforcim i madh në synimin e klubit për ta siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

34-vjeçari, së fundmi ishte pjesë e nënkampionit të Maqedonisë së Veriut, Akademija Pandev kurse karrierë ka bërë edhe te Gostivari, Makedonija GP, Sepsi, Pelisteri, Shkëndija e Tetovës, Ethnikos Achna, Teteksi e Vardari.

“Për mua është kënaqësi që do jem pjesë e klubit të Ferizajt. Para se të vija, kam dëgjuar shumë fjalë të mira për organizimin e klubit dhe se padyshim me njerëz profesionist e me motiv për punë, ne do të arrijmë objektivat tona. Ju premtoj që në secilën ndeshje do të jap 100 për qind nga vetja ime”, është shprehur Jovanovski në prezantimin e tij.

Po ashtu, Ferizaj ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do t’i prezantojë edhe përforcimet e reja për stinorin pranveror.

Ferizaj e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e fundit në tabelë me 13 pikë të mbledhura pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.

Artikuj të ngjashëm