Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj forcohet me mbrojtësin Mecinoviq

Qendërmbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, Jasin Mecinoviq është përforcimi më i ri i skuadrës së Ferizajt për pjesën e dytë të këtij sezoni.

Ferizaj, të enjten e ka prezantuar Mecinoviqin, i cili ka firmosur kontratë për gjashtë muaj.

Mecinoviq po shihet si përforcim i madh te Ferizaj, pasi ka përvojë të madhe.

Ai ka bërë karrierë në Norvegji, Armeni dhe në Azi, ndërsa në rajon ka luajtur në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Ferizaj aktualisht zë vendin e fundit në Superligën e Kosovës. Ka tubuar 13 pikë pas 18 xhirove të zhvilluara.

Artikuj të ngjashëm