Mbrojtësi i krahut të djathtë, Filip Gligorov është përforcimi më i ri i skuadrës së Ferizajt.
Gligorov të premten është zyrtarizuar si lojtar i Ferizajt dhe do ta ndihmojë ekipin në misionin për t’i shpëtuar rënies nga Superliga në stinorin pranveror.
Së fundmi, Gligorov ishte pjesë e ekipit nga Kazakistani, Shakhter Karagandy, ndërsa ka luajtur edhe në shumë skuadra tjera, si Kukësi, Partizani, Shkupi, Vllaznia, Sileksi, FK Olimpik, Euromilk GL, STK Samorin, Banik Ruzina e Rabotniçki.