Klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj ka njoftuar të martën për angazhimin e trajnerit nga Maqedonia e Veriut, Vladimir Gligorov.
Gligorov është trajner me përvojë, ndërsa Kastrioti e ka angazhuar për ta udhëhequr drejt titullit të kampionit. Ai ka udhëhequr përfaqësuesen e hendbollisteve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka drejtuar përfaqësuese edhe në Arabi Saudite, Siri e Liban. Ka udhëhequr skuadra të ndryshme në Maqedoni të Veriut, ndërsa së fundi ishte te skuadra Golden Art.
Artikuj të ngjashëm