Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj: Buzëqesh më bukur ai që buzëqesh i fundit

Ferizaj ka bërë një postim pasi ka siguruar plejautin në ndeshjen shumë të diskutueshme ndaj Dukagjinit.

“Një fitore në frymën e fundit. Një fitore që na e siguron ndeshjen e barazhit. Fitore e merituar, pas një super sezone në pranverë. Rikthehemi te shprehja e pasa disa muajsh: Buzëqesh më bukur ai që buzëqesh i fundit. Na ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund. Liria do të jetë kundërshtari ynë në ndeshjen e barazhit. Shihemi javën tjetër në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë”, ka shkruar Ferizaj në rrjetet sociale.