Klubi i futbollit Ferizaj ka dalë me një reagim pas rënies nga Superliga e Kosovës në futboll.
Ferizaj ka bërë një postim të shkurtër pas ndeshjes së barazhit të cilën e humbi nga Liria nëpërmjet penalltive. Ferizaj ka falënderuar shikuesit, ndërsa ka uruar për ditë më të mira.
“Faleminderit që na qëndruat afër. Shihemi në ditë më të mira”, shkruan në njoftimin e Ferizajt.