Skuadra e elitës turke Fenerbahçe po interesohet për të transferuar mbrojtësin e majt të Interit, Dalbert.
Dalbert ishte pranë rikthimit te ish-skuadra Nice, por klubi francez nuk ka pranuar kushtet e Interit.
Më pas është raportuar se ai do të transferohet te Fiorentina, ndërsa në shkëmbim Interi do të marrë Cristiano Biraghin. Mirëpo, tash Fenerbahçe është futur në garë për mbrojtësin anësor brazilian, bën të ditur "Football Italia" të martën, transmeton Koha Ditore.
Fenerbahçe mund të huazon Dalbertin me mundësi blerje verën e ardhshme. Fenerbahçe është duke kërkuar një mbrojtës të majt. Më herët ishte interesuar për Aleksandar Kolarovin e Romës, por dështoi transferimi.
Artikuj të ngjashëm