Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe barazon me Rennesin në fund të ndeshjes

Fenerbahçe ka barazuar në udhëtim te Rennesi i Francës në një ndeshje dramatike. Ndeshja e së enjtes mbrëma i takoi xhiros së dytë të Grupit B të Ligës së Evropës, dhe u mbyll me rezultatin 2:2.

Martin Terrier në minutën e 52-të dhe Lovro Majer dy minuta më pas, shënuan golat për skuadrën vendëse.

Irfan Kahveci ngushtoi epërsinë pas një ore lojë. Nga minuta e 83-të, Rennesi luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkua Hamari Traore.

Ndërkohë, rezultatin final 2:2 e vulosi Enner Valencia në minutën e dytë të kohës shtesë nga penalltia.

Ezgjan Alioski te skuadra turke u inkuadrua në lojë në minutën e 57-të. Fenerbahçe e Rennesi prijnë në Grupin B me nga katër pikë.

Tri pikë ka AEK Larnaca, ndërsa Dinamo Kievi është i fundit pa pikë. Ndeshja tjetër ndërmjet Dinamo Kievit e AEK Larnacas u mbyll me fitoren e vizitorëve, 1:0.

Artikuj të ngjashëm