Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fellaini e Depay drejt Milanit

Mesfushorët Marouane Fellaini (Man. Utd) dhe Memphis Depay (Lyon) janë të gatshëm që karrierën ta vazhdojnë te skuadra e Milanit.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se drejtuesit e Milanit tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistëve dhe po negociojnë për marrëveshje.

Fellaini 30-vjeçar muajin e ardhshëm do të bëhet lojtar i lirë dhe Milani po i ofron kontratë trevjeçare.

Në anën tjetër, Lyoni për të liruar Depayn po kërkon të paktën 40 milionë euro dëmshpërblim.

Depay 24-vjeçar ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar 17 herë në 51 ndeshje në të gjitha garat me Lyonin.