Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federer mposhtet nga Nishikori

Roger Federer është mposhtur nga japonezi Kei Nishikori në ndeshjen hapëse të grupit të tij në finalet e ATP-së.

Tenisti zviceran, i cili është duke ndjekur titullin e 100-të të karrierës së tij këtë sezon, ka humbur 7-6 (7-4) 6-3 në numrin botëror nëntë.

Federeri në këtë ndeshje ishte i frustruar, ndërsa Nishikori ishte i qetë derisa shënoi fitoren.

Gjithashtu, tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq, do të hapë ndeshjen e tij kundër John Isnerit në O2 Arena në Londër.

Federer, 37 vjeç, do të kthehet në aksion të martën (nesër) ku do të përballet me tenistin Dominic Thiem, i cili humbi nga Kevin Anderson të dielën (dje).