Kosova të mërkurën luan me Spanjën në “Fadil Vokrri”, ndërsa Federata e Futbollit të Spanjës e përmend fare pak Kosovën në faqen zyrtare. Madje të dielën, njëjtë si para ndeshjes së parë, Kosovës i është referuar si “ekipi i Federatës së Kosovës”.
Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe ka kohë që ka trajtim diskriminues ndaj sportistëve kosovarë, të paktën sa i takon prezantimit.
Edhe para ndeshjes së parë, të luajtur në Spanjë, federata e këtij vendi është mundur të shmang maksimalisht përmendjen e Kosovës. Kosovën për transmetimin e brendshëm nuk e ka prezantuar si të gjitha përfaqësueset tjera.
Të dielën Federata e Futbollit të Spanjës në sajtin zyrtar ka publikuar një shkrim për javët vendimtare të kualifikimeve për Botërorin 2022. Dhe në vendin e vetëm ku e ka përmendur Kosovën, i është referuar asaj si “ekipi i Federatës së Kosovës”.
-
Federata spanjolle vazhdon me prezantim diskriminues ndaj Kosovës
-
Kosova luan me Spanjën, ajo me “Federatën e Kosovës”
-
Spanja vazhdon me prezantim diskriminues ndaj Kosovës
-
Federata spanjolle nuk e përmend Kosovën as pas përfundimit të ndeshjes
-
Spanja bën tjetër shkelje, “territorin” e zëvendëson me “federatë”