Federata e Futbollit të Ukrainës ka kërkuara nga FIFA të hënën që të largoi Iranin nga Kupa e Botës për shkelje të drejtave të njeriut dhe përkrahjen e ushtrisë së Rusisë me armë.
Thirrja është bërë tri javë para se Irani të përballet me Anglinë në ndeshjen e parë të grupit B në Botërorin në Katar. Grupi po ashtu përfshinë SHBA-në dhe Uellsin.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Ukrainës nuk ka kërkuar që Irani të zëvendësohet në Botëror nga Ukraina, që ka humbur nga Uellsi në plejofin evropian.
Që Ukraina të zë vendin e Iranit ishte kërkuar javën e kaluar nga Shakhtar Donetsku, që ka bërë kërkesë të ngjashme në FIFA.
FIFA nuk ka komentuar për kërkesën e Ukrainës dhe zakonisht nuk suspendon federatat anëtare për shkak të vendimeve ushtarake nga qeveritë nacionale.