Federata e Futbollit të Turqisë ka vendosur që ta zgjasë edhe më shumë afatin kalimtar të dimrit, pas tërmetit të rëndë që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Afati kalimtar në Turqi u hap më 12 janar dhe përfundonte më 8 shkurt.
Fillimisht, Federata e turke kishte lajmëruar që afati kalimtar përfundon më 18 shkurt, por të dielën ka vendosur që ta zgjasë atë deri më 5 mars.
Javën tjetër, Superliga e Turqisë do të vazhdojë me tri ndeshje.
Tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë ishte shumë i rëndë. Numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 46 mijë.
Më shumë se 100 mijë mbetën të lënduar.