Sport

Federata e Curlingut të Kosovës mund të përfitojë një dysheme akulli

Federata e Curlingut e Kosovës, do të ndihmohet nga Federata Botërore e këtij sporti.

Shteti i Kosovës mund të përfitojë ndihma elementare për të zhvilluar këtë sport jo shumë të njohur në vendin tonë.

Kosova së bashku me Brazilin, Nigerinë dhe Meksikën, do të përfitojnë një dysheme prej akulli që shërben për të zhvilluar garat në këtë sport, raporton “Sporti në KTV”.

Kosova, garën e parë zyrtare në këtë disiplinë e zhvilloi muajin e kaluar, ku u paraqit në Botërorin në Norvegji, në kategorinë e çifteve të përziera.

Këtë vit, kongresi i Federatës së Botërore e Curling mbahet në Meksikë dhe pritet të diskutohet edhe për ndihmat që do t’u jepen shteteve në zhvillim për këtë sport.