Federata e futbollit anglez i ka ofruar përkrahje Raheem Sterlingut pas kritikave që ai mori shkaku i tatuazhit të një arme në këmbën e tij të djathtë.
23-vjeçari pas kritikave që mori nga kritikët kundër armëve, ka thënë se tatuazhi kishte kuptim më të thellë.
Sterlingu në një postim në Instagram ka sqaruar se kishte premtuar që të mos e prekte kurrë një armë me dorë pasi babai i ishte vrarë kur ai ishte fëmijë.
“E përkrahim Sterlingun dhe i jemi mirënjohës për sqarimin e sinqertë që e ka dhënë”, thuhet në reagimin e Federatës.
“Ai dhe pjesa tjetër e ekipit janë të përqendruar vetëm në Botëror”, thuhet më tej.
Edhe
Persona të armatosur hynë në shtëpinë e Sterlingut
Sterlingu tatuazhin e tregoi në një fotografi në Instagram derisa mori kritika të ashpra, por më vonë sqaroi kuptimin e tij.
“Kur isha dy vjeç babai im u vra me armë. I premtova vetes se kurrë nuk do ta prekja armën në jetën time. Unë gjuaj me këmbën e djathtë prandaj kishte kuptim më të thellë”.