Klubi futbollistik FC Vushtrria ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me trajnerin e tyre, Bekim Shotani.
Kjo, sipas tyre është bërë me marrëveshje të dyanshme, në mes të klubit dhe trajnerit, të cilin e kanë falënderuar për kontributin e dhënë në këtë klub, transmeton koha.net.
Kjo është bërë e ditur nga klubi FC Vushtrria nëpërmes rrjeteve sociale, ku kanë shkruar:
“Ju njoftojmë se pas mbledhjës së mbajtur me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit është vendosur për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me z, Bekim Shotanin, shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë publikisht për kontributin, duke i dëshiruar suksese dhe gjitha të mirat në të ardhmën.”