Prishtinë, 13 korrik - Klubet e basketbollit, pos kampiones Sigal Prishtina, nuk po japin "shenja jete". Ende nuk e kanë kaluar krizën financiare në të cilën janë zhytur sezonin e shkuar. Por edhe nëse e kalojnë këtë nuk do të mundë të harxhojnë shumë në lojtarë të huaj, shkruan sot Koha Ditore.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka paralajmëruar se do të zvogëlojë numrin e të huajve për skuadër për sezonin e ri në Superligë, nga pesë në tre, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe një sërë ndryshimesh të tjera në propozicionet e garave. Me këto ndryshime që pritet të futen në fuqi së shpejti, synohet t'u jepet më shumë hapësirë vendorëve, sidomos të rinjve. Ndryshime të mëdha në favor të të rinjve pritet të ketë sidomos në kategorinë e dytë (Liga e Parë), ku mes tjerash skuadrat duhet të kenë në përbërje të paktën shtatë lojtarë nën moshën 22-vjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, klubet e Superligës do të vazhdojnë të kenë në përbërje dy lojtarë nën moshën 20-vjeçare, por në vend të 15 minutave që i kishin të obliguara t'ua ofronin atyre, tash duhet t'ua ndajnë 20 minuta.
Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, thotë se kjo bëhet për të mirën e potencialit vendor, ndonëse ka parasysh se mund të humbë cilësia paksa me kufizimin e të huajve.
(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.