Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fazliji nuk ruan qetësinë, përjashtohet direkt me të kuq

Reprezentuesi i Kosovës, Betim Fazliji është ndëshkuar me karton të kuq të shtunën në ndeshjen e Bundesliga 2. 23-vjeçari, që luan për St. Paulin, u përjashtua në minutën e 57-të në humbjen 1:0 nga Duesseldorfi.

Pas një ndërhyrje të Fazlijit, një lojtar kundërshtar iu afrua atij. Fazliji duket se goditi me kokë kundërshtarin që u rrëzua menjëherë. Pas kësaj u krijua një tollovi, ndërsa arbitri ndëshkoi me të kuq kosovarin.

Fazliji së fundi është stabilizuar në përbërjen bazë të St. Paulit. Për këtë skuadër tërë ndeshjen luajti Leart Paqarada.

https://streamja.com/yaPJ5?fbclid=IwAR0mBVwS_EPnCFqcESgrfNB64-u88IAhrCNAupzb3ZbkxM0iYjFt0ptxw8k