Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fazlija: Ndaj nënkampiones së botës luajtëm me uniformë të meshkujve

Një tjetër problem të cilën e ka treguar ish-selektorja Afërdita Fazlija në emisionin “Sporti Total”, ka qenë ajo e rekuizitave.

Fazlija ka thënë se kundër nënkampiones së botës në futboll në konkurrencën e femrave, Holandës, Kosova është paraqitur me tuta të meshkujve.

“Ne kemi pasur pengesa prej më banaleve. Sinqerisht do të kisha dëshirë që nëpërmjet këtij emisioni, thjeshtë t’u kërkoj falje, por edhe t’i falënderoj në të njëjtën kohë prindërit dhe vajzat që e kanë gjetur kurajën të vijnë në këtë kohë. Pengesat me siguri që nëse do të ndaleshim dhe t’i shikonim gjitha rastet, besoj që emisioni duhet të zgjasë shumë. Megjithatë do t’i prekë disa pika të cilat janë shumë të ulëta në situatën në të cilën është federata e futbollit. Është e pabesueshme që ne ende si përfaqësuese nuk kemi uniformë tonën. Ne ende luajmë, i zhvillojmë aktivitetet, me uniformë të meshkujve. Shumë herë kemi bërë, siç thonë në Shqipëri, gallatë, se a janë trenekat e Rafet Prekazit apo të Ramiz Krasniqit. Përfaqësuesja e Kosovës që ka luajtur përballë një nënkampione të botës, ka qenë me uniformë të meshkujve. Neve asnjëherë nuk na janë plotësuar asnjë kusht”, theksoi Fazlija.